Osmani takohet me ambasadoren greke, flasin për zhvillimet e fundit në Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë, Heleni Vakali. Sipas presidentes, Osmani dhe Vakali folën për zhvillimet e fundit politike dhe institucionale në Kosovë. “Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, bashkëpunimin rajonal si dhe perspektivën evropiane të Kosovës. Presidentja Osmani

Jan 19, 2026 - 19:30
 0
Osmani takohet me ambasadoren greke, flasin për zhvillimet e fundit në Kosovë
osmani-takohet-me-ambasadoren-greke,-flasin-per-zhvillimet-e-fundit-ne-kosove

osmani-takohet-me-ambasadoren-greke,-flasin-per-zhvillimet-e-fundit-ne-kosove

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë, Heleni Vakali.

Sipas presidentes, Osmani dhe Vakali folën për zhvillimet e fundit politike dhe institucionale në Kosovë.

“Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, bashkëpunimin rajonal si dhe perspektivën evropiane të Kosovës. Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit me Greqinë në fusha të ndryshme të interesit të dyanshëm.” – thuhet në njoftim.