Osmani uron Shqipërinë dhe rikujton nisjen e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në
Bujar Osmani ka reaguar pas hapjes së klasterit të fundit të negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, duke e quajtur këtë një moment të rëndësishëm jo vetëm për Tiranën, por The post Osmani uron Shqipërinë dhe rikujton nisjen e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Bujar Osmani ka reaguar pas hapjes së klasterit të fundit të negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, duke e quajtur këtë një moment të rëndësishëm jo vetëm për Tiranën, por për gjithë rajonin. Ai theksoi se integrimi nuk është garë matematikore për vendin “para” apo “pas”, por proces që lidhet me përkatësinë evropiane, vetëbesimin dhe vizionin afatgjatë.
Osmani rikujtoi ditën kur Presidenca Çeke, me goditjen simbolike të çekanit, zyrtarisht hapi negociatat e anëtarësimit për Maqedoninë e Veriut – një moment që, sipas tij, mbetet i paharrueshëm dhe thelbësor në rrugëtimin drejt BE-së.
Sipas tij, integrimi nuk ka qenë dhe nuk do të jetë rrugë e drejtë e as e lehtë: “Do të ketë padrejtësi dhe momente kur duket se ecim vetëm, por gabimi më i madh është të ndalemi dhe të mbyllemi. Qëndrimi në vend nuk na mbron.”
Në fund, Osmani përgëzoi Shqipërinë për hapin e madh dhe tha se ky progres duhet të shërbejë si frymëzim për Maqedoninë e Veriut që ta rikthejë fokusin në rrugën evropiane – “drejt vendit ku gjithmonë kemi ditur se i përkasim”.
The post Osmani uron Shqipërinë dhe rikujton nisjen e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në appeared first on Flaka, në çdo lajm... .