Pacientët mashtrohen, shumë klinika gjinekologjike private kërkojnë pagesë për kontrolle falas

Kontrolli i institucioneve private gjinekologjike ka nxjerrë zbuluar një skandal të madh në shëndetësinë private! Nga 49 institucione të inspektuara në Shkup, Manastir, Prilep, Tetovë, Shtip dhe Strumicë, 46% e The post Pacientët mashtrohen, shumë klinika gjinekologjike private kërkojnë pagesë për kontrolle falas appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

dhjetor 26, 2025 - 17:30
 0
Pacientët mashtrohen, shumë klinika gjinekologjike private kërkojnë pagesë për kontrolle falas

Kontrolli i institucioneve private gjinekologjike ka nxjerrë zbuluar një skandal të madh në shëndetësinë private! Nga 49 institucione të inspektuara në Shkup, Manastir, Prilep, Tetovë, Shtip dhe Strumicë, 46% e tyre kanë kryer parregullsi duke marrë para nga pacientët për kontrolle dhe ekzaminime që duhet të ishin falas.

Sipas Drejtorit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Sasho Klekovski, nga 49 institucione të kontrolluara:

  • 26 institucione, ose rreth 50%, nuk kanë shfaqur asnjë parregullsi;
  • 3 institucione kanë parregullsi vetëm me Fondin;
  • 11 institucione kanë parregullsi vetëm me Drejtorinë e të Ardhurave Publike;
  • 9 institucione kanë parregullsi si me Fondin ashtu edhe me DAP-në.

Klekovski thekson se pagesa shtesë nga personat e siguruar është parregullsia më e shpeshtë, e identifikuar në 8 institucione private, ndërsa 4 institucione kanë pasur evidencë të parregullt të shërbimeve.

Ky skandal hedh dyshime serioze mbi korrektësinë e institucioneve private gjinekologjike dhe rrit nevojën për monitorim më të rreptë. Gazeta Flaka

The post Pacientët mashtrohen, shumë klinika gjinekologjike private kërkojnë pagesë për kontrolle falas appeared first on Flaka, në çdo lajm... .