Padi ndaj dy personave pasi kishin sulmuar me motor punonjësit e Parkut Nacional “Mali Sharr”
Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj dy të dyshuarve për sulm ndaj dy punonjësve të Parkut Kombëtar “Mali Sharr”. Ngjarja kishte ndodhur në muajin janar, transmeton Portalb.mk. “Kallëzim penal kundër V.D. (41) nga Shkupi dhe Zh.N. (54) nga fsh. Bërvenicë, rrethina e Tetovës, për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e […]
Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj dy të dyshuarve për sulm ndaj dy punonjësve të Parkut Kombëtar “Mali Sharr”. Ngjarja kishte ndodhur në muajin janar, transmeton Portalb.mk.
“Kallëzim penal kundër V.D. (41) nga Shkupi dhe Zh.N. (54) nga fsh. Bërvenicë, rrethina e Tetovës, për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “pengim i personit zyrtar në kryerjen e veprimit zyrtar”. V.D. ka tentuar që t’i shtypë, me ç’rast me një kovë metalike, ka goditur njërin prej punonjësve”, raportoi Policia.
Dy të dyshuarit kishin kërcënuar punonjësit.
“Më 16.01.2026 në Kodrën e Diellit, të denoncuarit kanë transportuar turistë me motor dëbore, pa licencë dhe pa marrëveshje me parkun nacional, ndërsa gjatë tentimit që të pengoheshin nga synimi, i kanë bërë kërcënime punonjësve të Parkut Nacional”, sqaroi Policia.
Pasi më 16 janar, Parku Kombëtar ‘Mali Sharr’ njoftoi se punonjësit e tyre janë sulmuar nga makinat ratrak të një operatori të paautorizuar që lëvizte në hapsirat e parkut kombëtar, të nesërmen ata njoftuan se në llogarinë e tyre kanë arritur 300 mijë denarë nga operatori, për çka thonë se u paguan pa faturë paraprake ose pa kërkesë për pagesë nga ana e institucionit, për çka është njoftuar Sektori për Krim Ekonomik.
Operatori Eskimo Freeride mohoi sulmin, ndërkaq Ministria e Brendshme po heton rastin.
Institucioni Publik Parku Kombëtar “Mali Sharr” dhe operatori “Eskimo Sport” më 20 prill kanë arritur marrëveshje.