Pak pas mesnate, del lista me 110 kandidatët e VV-së për deputetë

Pak pas mesnatës Lëvizja Vetëvendosje, parti e cila qe katër vjet udhëhoqi me institucionet e Kosovës e ka publikuar listën me emrat e kandidatëve të saj për deputet të Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet që mbahen më 9 shkurt. “Lëvizja VETËVENDOSJE! së bashku me partnerët e saj Partia Guxo dhe Alternativa dorëzuan listën e përbashkët

dhjetor 12, 2024 - 05:00
 0  7
Pak pas mesnate, del lista me 110 kandidatët e VV-së për deputetë
pak-pas-mesnate,-del-lista-me-110-kandidatet-e-vv-se-per-deputete

pak-pas-mesnate,-del-lista-me-110-kandidatet-e-vv-se-per-deputete

Pak pas mesnatës Lëvizja Vetëvendosje, parti e cila qe katër vjet udhëhoqi me institucionet e Kosovës e ka publikuar listën me emrat e kandidatëve të saj për deputet të Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet që mbahen më 9 shkurt.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! së bashku me partnerët e saj Partia Guxo dhe Alternativa dorëzuan listën e përbashkët, për fitoren e madhe në zgjedhjet e 9 shkurtit.”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.

Bartës i listës është kryeministri aktual i vendit, Albin Kurti.

Me numër dy në këtë listë është emri i kryeparlamentarit aktual, Glauk Konjufca.

E treta në listë është kryetarja e Guxo, Donika gërvalla Schwarz, e pasuar nga Avni Dehari, babai i aktivistit të ndjerë të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.

Në dhjetëshen e parë janë edhe emrat e ministrave, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Xhelal Sveçla, Faton Peci.

Në dhjetëshen e parë është edhe emri i shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, kryetares së Altertativa, Mimoza Kusari-Lila.

Në numrin dhjetë është gruaja e Rexhep Selimit i cili po gjykohet në Hagë, Shqipe Mhemeti Selimi, e cila mban numrin që bashkëshorti i saj e ka mbajtur, për shkak të nofkës së tij në luftë “Dhjetëshi”.

Pjesë e listës është edhe emri i ish-kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri me numrin 81.

Në listë nuk figuron emri i zëvendësit të Kurtit në Qeveri, Besnik Bislimi dhe as ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Pas publikimit të listës ka reaguar edhe kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

“E dorëzuam listën e fitores së madhe!”, ka shkruar shkurt Kurti.