Papa Françesku dhe Zelensky me mesazhe ngushëllimi pas tragjedisë në Koçan

Përmes një telegrami të nënshkruar nga Sekretari Kardinal i Shtetit, Pjetro Parolin, Papa Françesku shprehu ngushëllimet e tij pas zjarrit në një klub nate në Maqedoninë e Veriut, ku humbën The post Papa Françesku dhe Zelensky me mesazhe ngushëllimi pas tragjedisë në Koçan appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mars 16, 2025 - 18:00
 0  5
Papa Françesku dhe Zelensky me mesazhe ngushëllimi pas tragjedisë në Koçan

Përmes një telegrami të nënshkruar nga Sekretari Kardinal i Shtetit, Pjetro Parolin, Papa Françesku shprehu ngushëllimet e tij pas zjarrit në një klub nate në Maqedoninë e Veriut, ku humbën jetën rreth 60 persona, kryesisht të rinj.

Papa shprehu “ngushëllime të thella për familjet e viktimave” si dhe “afërsinë e tij shpirtërore me të lënduarit”, thuhet në telegramin dërguar peshkopit të Shkupit Kiro Stojanov.

Ai siguroi gjithashtu se kujtimin e viktimave do ta jenë në lutjet e tij.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka reaguar pas tragjedisë në Koçan, pasi zjarri që shpërtheu në një klub nate atje, mori jetën e 59 personave, transmeton zhurnal.mk.

Nëpërmjet një postimi në “X”, Zelensky u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave dhe gjithë popullit maqedonas.

“Ngushëllimet e mia për familjet dhe të dashurit e viktimave, presidentes Gordana Siljanovska-Davkova dhe popullit maqedonas. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë.

Ukraina vajton përkrah miqve tanë maqedonas në këtë ditë të trishtë”, ka shkruar presidenti ukrainas.

The post Papa Françesku dhe Zelensky me mesazhe ngushëllimi pas tragjedisë në Koçan appeared first on Flaka, në çdo lajm... .