Paralajmërimet për rrezik nga Irani – vendosen pajisje të reja kontrolli në Aeroportin e Rinasit, prodhim amerikan
E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn ka vizituar sot Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës. Një vizitë e tillë vjen një ditë, pasi Ambasada amerikane në Tiranë ka theksuar se grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara ose elementë të opozitës


E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn ka vizituar sot Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.
Një vizitë e tillë vjen një ditë, pasi Ambasada amerikane në Tiranë ka theksuar se grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara ose elementë të opozitës iraniane në Shqipëri.
“Ata gjithashtu mund të synojnë vende të zakonshme, të tilla si vende turistike, qendra tregtare, hotele, klube dhe restorante. Ne i inkurajojmë qytetarët amerikanë të ushtrojnë vigjilencë të shtuar”, thuhej në njoftimin e Ambasadës të mërkurën në mbrëmje.
