Paralajmërohet rritje e faturave të rrymës e inflacioni, Kurti analizon “dhomat e nxehta” të qytetarëve, reagime nga opozita

Çmimi i energjisë elektrike ka marrë hov, aq sa po synohet të rritet edhe në vitin 2026 – për herë të katërt që nga viti 2021. Kompania për furnizim me energji elektrike KESCO i ka dorëzuar Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) një kërkesë për rritjen e tarifave të energjisë elektrike me 21.3 për qind.

Jan 31, 2026 - 00:00
 0
Paralajmërohet rritje e faturave të rrymës e inflacioni, Kurti analizon “dhomat e nxehta” të qytetarëve, reagime nga opozita
paralajmerohet-rritje-e-faturave-te-rrymes-e-inflacioni,-kurti-analizon-“dhomat-e-nxehta”-te-qytetareve,-reagime-nga-opozita

paralajmerohet-rritje-e-faturave-te-rrymes-e-inflacioni,-kurti-analizon-“dhomat-e-nxehta”-te-qytetareve,-reagime-nga-opozita

Çmimi i energjisë elektrike ka marrë hov, aq sa po synohet të rritet edhe në vitin 2026 – për herë të katërt që nga viti 2021.

Kompania për furnizim me energji elektrike KESCO i ka dorëzuar Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) një kërkesë për rritjen e tarifave të energjisë elektrike me 21.3 për qind.

Siç është praktikë ndër këto vitet e fundit, ZRrE pritet ta analizojë këtë kërkesë dhe më pas të vendosë nëse do ta miratojë apo refuzojë atë.

Përballë një shtrejntimi tjetër potencial, Qeveria në detyrë e Albin Kurtit ka vendosur që çështjen e problemit energjetik ta thjeshtojë te “dhomat e nxehta të qytetarëve”.

Albin Kurti, kryeministër ne detyrë, gjatë një vizite në “Innovation Centre Kosovo”, më 29 janar, ka thënë se “qytetarët duan nxehtë”, duke aluduar se “dhomat kanë temperature më të larta se normalja”.

Rritja e çmimit të energjisë elektrike në Kosovë është pasuar me rritje të çmimeve të produkteve esenciale, duke ndikuar në normën e inflacionit. Një rrjedhë e ngjashme po paralajmërohet sërish.