Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi juaj është shtyllë e sigurisë në Kosovë
Në prag të ndërrimit të moteve, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar zyrtarët policorë që janë në shërbim të qytetarëve, duke i falënderuar ata për angazhimin dhe përkushtimin e tyre të pandërprerë, sidomos gjatë periudhës festive të Vitit të Ri. Në një postim të tij në rrjetet sociale, Kryeministri Kurti ka shprehur mirënjohjen për


Në prag të ndërrimit të moteve, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar zyrtarët policorë që janë në shërbim të qytetarëve, duke i falënderuar ata për angazhimin dhe përkushtimin e tyre të pandërprerë, sidomos gjatë periudhës festive të Vitit të Ri.
Në një postim të tij në rrjetet sociale, Kryeministri Kurti ka shprehur mirënjohjen për punën e palodhur të efektivëve të Policisë së Kosovës, duke i vlerësuar ata si “shtyllë të rëndësishme” për garantimin e rendit dhe sigurisë publike në vend.
“Zyrtarët policorë, si në çdo kohë e në çdo cep të vendit, edhe sonte janë në detyrë, në shërbim të të gjithë qytetarëve tanë. I vizitova për t’i përshëndetur nga afër dhe për t’u shprehur mirënjohjen për angazhimin e tyre të pandërprerë”, ka shkruar Kurti.
Ai ka theksuar se, përkushtimi, profesionalizmi dhe përgjegjësia e zyrtarëve të Policisë janë të pazëvendësueshme për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës, dhe ka shpërndarë një mesazh urimi për Vitin e Ri.
“Për Vitin e Ri, u uroj shëndet, mbarësi, begati dhe suksese të vazhdueshme në detyrën e tyre fisnike. Falë punës së tyre, qytetarët tanë festojnë me më shumë qetësi dhe siguri”, ka përfunduar ai.
https://www.facebook.com/share/p/1KdJKPsHgT/?mibextid=wwXIfr
