Partia “Mundësia” prezanton kandidatët, Shehaj: Nuk po hyjmë në politikë për pushtet, por …
Partia ‘Mundësia’ e Agron Shehajt prezanton ditën e sotme kandidatët e saj për deputet në zgjedhjet e 11 Majit. Në fillim të prezantimit, Agron Shehaj në fjalën e tij u shpreh se tashmë nuk është koha për të pushuar, por për t’u angazhuar dhe folur me çdo shqiptar. Shehaj u shpreh se Shqipëria ka nevojë për […]

Partia ‘Mundësia’ e Agron Shehajt prezanton ditën e sotme kandidatët e saj për deputet në zgjedhjet e 11 Majit. Në fillim të prezantimit, Agron Shehaj në fjalën e tij u shpreh se tashmë nuk është koha për të pushuar, por për t’u angazhuar dhe folur me çdo shqiptar.
Shehaj u shpreh se Shqipëria ka nevojë për një ndryshim të madh dhe këtë ndryshim mund ta sjellë vetëm partia “Mundësia”.
Ai nuk kurseu as fjalët e mira për kandidatët, për të cilët u shpreh se janë njerëz të zakonshëm, por të jashtëzakonshëm në vullnetin e tyre për t’i shërbyer vendit.
Pjesë nga fjala e Shehajt:
“Mirë se keni ardhur në prezantimin e kandidatëve të Partisë Mundësia. Të dashur miq, para një viti i gjysmë nisëm një betejë që shumë kush e quajti të pamundur. Të ndërtonim një forcë politike të re, të pastër, të ndershme dhe të vendosur për të përmbysur një sistem të kalbur nga korrupsioni dhe paaftësia.
Na ndan një muaj e gjysmë nga zgjedhjet, dita kur ne do të korrim frytet e punës që kemi bërë deri më sot. Nuk është koha për të pushuar, por të shtojmë ritmin dhe të flasim me çdo shqiptar që nuk na ka dëgjuar.
E vërteta është se Shqipëria ka nevojë për një tronditje të madhe, për një ndryshim rrënjësor dhe këtë ndryshim mund ta sjellim vetëm ne.
Ne nuk jemi këtu për të bërë pushim. Por për të luftuar. Nuk është një fushatë zbavitjeje, por një përballje mes së vërtetës dhe gënjeshtrës.
Në këtë sallë jemi mbi 500 qytetarë dhe kjo është vetëm një provë e asaj që do të ndodhë në të gjithë vendin.
Shqiptarët po zgjohen dhe po kuptojnë se Shqipëria ka nevojë për ndryshim. Po kujtojmë se nuk janë vetëm, se ka një alternativë, që ekziston një parti që nuk është pjesë e pazareve dhe që nuk janë në shitje.
Sot do të prezantojmë kandidatët tanë, janë njerëz të zakonshëm, por të jashtëzakonshëm në vullnetin e tyre për t’i shërbyer vendin. Ky është ndryshimi ynë, ne nuk hyjmë në politikë për pushtet, por për t’i kthyer pushtetin shqiptarëve.
Na presim ditë intesive, por bashkë dhe me vendosmëri do ta çojmë këtë betejë deri në fund.
E ardhmja nuk ndërtohet vetë, ne do ta ndërojmë hap pas hapi, qytet pas qyteti, me zë të lartë dhe me zemër të pastër. Ky është projekti ynë”, u shpreh Shehaj.