Pas humbjes në zgjedhje, kryesia e ASH-së së Taravarit mblidhet urgjentisht në Tetovë

Tre ditë pas votimit për zgjedhjet lokale, kryesia e ASH-së së Arben Taravarit është ftuar në mbledhje urgjente në selinë e partisë në Tetovë. Rendi i ditës është i panjohur por pothuajse të gjitha partitë këto ditë kanë paralajmëruar takime me strukturat partiake, për të analizuar rezultate zgjedhore. Kandidatët e ASH-së së Taravarit brenda AKI-së […] The post Pas humbjes në zgjedhje, kryesia e ASH-së së Taravarit mblidhet urgjentisht në Tetovë appeared first on InfoShqip.com.

tetor 22, 2025 - 18:30
 0
Pas humbjes në zgjedhje, kryesia e ASH-së së Taravarit mblidhet urgjentisht në Tetovë

Tre ditë pas votimit për zgjedhjet lokale, kryesia e ASH-së së Arben Taravarit është ftuar në mbledhje urgjente në selinë e partisë në Tetovë.

Rendi i ditës është i panjohur por pothuajse të gjitha partitë këto ditë kanë paralajmëruar takime me strukturat partiake, për të analizuar rezultate zgjedhore.

Kandidatët e ASH-së së Taravarit brenda AKI-së nuk arritën fitore në zgjedhje.

Valbon Limani ka epërsi në Gostivar por procesi rrezikon të përsëritet për shkak të censusit kurse tashmë është e sigurt se Vrapçishti ku në epërsi ishte Isen Shabani, do të ketë zgjedhje të tjera.

The post Pas humbjes në zgjedhje, kryesia e ASH-së së Taravarit mblidhet urgjentisht në Tetovë appeared first on InfoShqip.com.