Kasami pret në takim ambasadorin e Kosovës, Florian Qehaja i uron punë të mbarë dhe suksese në mandatin e dytë
Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, sot ka pritur në takim ambasadorin e Kosovës, Florian Qehaja, së bashku me zëvendësin e tij, Kenan Tora. Siç njofton Kasami, në takim Qehaja e ka uruar për fitoren në zgjedhjet lokale dhe i ka dëshiruar sukses në mandatin e dytë. “Takim vëllazëror me Ambasadorin e Kosovës z. […]
Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, sot ka pritur në takim ambasadorin e Kosovës, Florian Qehaja, së bashku me zëvendësin e tij, Kenan Tora. Siç njofton Kasami, në takim Qehaja e ka uruar për fitoren në zgjedhjet lokale dhe i ka dëshiruar sukses në mandatin e dytë.
“Takim vëllazëror me Ambasadorin e Kosovës z. Florian Qehaja dhe zv. Ambasadorin Kenan Tora. Shkëmbyem ide dhe vizione për projekte që forcojnë bashkëpunimin dhe zhvillimin e përbashkët për të dy vendet tona”.
“Ne do të vazhdojmë të jemi krah qytetarëve tanë në çdo moment! Ambasadori më uroi punë të mbarë dhe suksese në mandatin e dytë!”, ka shkruar Kasami.