Pas lajmeve për shtatzëni, më në fund Ana zbulon barkun e saj, e emocionoi të gjithë me këto fjalë prekëse
Dyshja e njohur nga edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova, Ana Ejupi dhe Kevin Edmond, vazhdojnë të mbeten një nga çiftet më të përfolura të shoëbizit vendor edhe pas përfundimit të aventurës së tyre në shtëpinë më të famshme. Pavarësisht se kamerat janë fikur dhe loja ka marrë fund, interesi i publikut për […]


Dyshja e njohur nga edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova, Ana Ejupi dhe Kevin Edmond, vazhdojnë të mbeten një nga çiftet më të përfolura të shoëbizit vendor edhe pas përfundimit të aventurës së tyre në shtëpinë më të famshme.
Pavarësisht se kamerat janë fikur dhe loja ka marrë fund, interesi i publikut për ta nuk është zbehur, përkundrazi, çdo paraqitje apo veprim i tyre në rrjete sociale ndiqet me shumë vëmendje nga fansat.
Së fundmi, Ana Ejupi ka emocionuar ndjekësit e saj duke publikuar një urim shumë të veçantë për partnerin e saj, Kevin Edmond, me rastin e ditëlindjes së tij.
Ajo ka zgjedhur që këtë moment ta ndajë publikisht përmes një kolazhi fotografik, ku janë përmbledhur disa nga kujtimet më të bukura dhe më domethënëse të çiftit, që nga momentet romantike e deri te çastet e thjeshta, por plot ndjenjë, që tregojnë afërsinë dhe lidhjen e tyre të fortë.
Në mbishkrimin që shoqëronte fotografitë, Ana është shprehur me fjalë të ngrohta dhe plot dashuri, duke i uruar Kevin ditëlindjen dhe duke e vlerësuar atë si një partner të jashtëzakonshëm.
Ajo ka theksuar se sa shumë e do dhe sa i rëndësishëm është ai për të, një deklaratë që u prit shumë pozitivisht nga publiku dhe fansat e çiftit, të cilët nuk hezituan të linin komente urimi dhe përkrahjeje.
Ky postim shihet edhe si një tjetër dëshmi se lidhja e tyre nuk ka qenë thjesht një romancë televizive e krijuar brenda formatit të Big Brother VIP, por një marrëdhënie e sinqertë që po vazhdon të forcohet edhe jashtë shtëpisë.
Ana dhe Kevin, me paraqitjet e tyre të shpeshta dhe mesazhet plot dashuri, po tregojnë se romanca e nisur para syve të publikut po lulëzon çdo ditë e më shumë, duke i bërë ata një nga çiftet më të dashura dhe më të ndjekura të momentit./ORAinfo/