Pas nëntë muajve janë hapur për operacion të gjithë sallat e operacionit në qendrën klinike Shkup

Qendra Klinike “Nënë Tereza” në Shkup ka marrë stacion të ri të kompresorit me tre kompresorë të rinj, tha sot ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, transmeton Portalb.mk. Disa nga dhomat e kirurgjisë në klinikat e Shkupit u mbyllën vitin e kaluar më 22 maj për shkak të koronavirusit. Për shpalljen e parë për stacion të ri […]

shkurt 10, 2025 - 17:00
 0  4
Pas nëntë muajve janë hapur për operacion të gjithë sallat e operacionit në qendrën klinike Shkup

Qendra Klinike “Nënë Tereza” në Shkup ka marrë stacion të ri të kompresorit me tre kompresorë të rinj, tha sot ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, transmeton Portalb.mk.

Disa nga dhomat e kirurgjisë në klinikat e Shkupit u mbyllën vitin e kaluar më 22 maj për shkak të koronavirusit. Për shpalljen e parë për stacion të ri kompresor në qershor nuk ka aplikuar asnjë kompani, ndërsa më 12 shtator, 2024, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se për shpalljen e dytë është pranuar një ofertë nga kompania “Vinora”.

“Fatmirësisht këtu është kompresori i vjetër, i cili do të shërbejë si rezervë, që ky problem të mos përsëritet më. Ne po zgjidhim problemet që kemi trashëguar. Stacioni i ri i kompresorit mbulon të 18-të dhomat kirurgjikale në Kirurgji, dhomat e Otorinolaringologjisë (ENT), Oftalmologjisë dhe Kirurgjisë Maksilofaciale. Sistemi i kompletuar është testuar për 10 ditë, çdo gjë po funksionon siç duhet. Nga sot stacioni i kompresorit është në përdorim me të gjithë elementët që plotësojnë të gjitha standardet. Ne kemi zgjidhur një problem që ekziston në Qendrën Klinike për një kohë të gjatë, stacioni është i gatshëm që nëse është e nevojshme të bashkohen edhe klinikat tjera”, tha Taravari.

Kujtojmë se sallat e operimit në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, ndaluan së punuari për shkak të një ere të pakëndshme që u përhap përmes sistemit të ventilimit dhe problemi i furnizimit me oksigjen. Prokuroria Themelore Publike është zotuar se do të hetojë rastin, në rast se ka vepër penale. Më 29 korrik, 2024 ministri Arben Taravari theksoi se në sistemin klinik për furnizimin me oksigjen është gjetur formaledih, e cila shkakton irritim të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, syve dhe hundës dhe mund të shkaktojë alergji dhe inflamacione, ndërsa gjatë një ekspozimi afatgjatë mund të jetë edhe kancerogjen.