PD u tërhoq nga “Zgjedhorja” dhe “Territorialja”, PS: Vazhdojmë punën

Partia Socialiste do të vijojë punën për reformën zgjedhore dhe atë territoriale, ndonëse Sali Berisha njoftoi se do të tërhiqen nga diskutimet pas përplasjeve për zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Ky është qëndrimi i dakordësuar mes socialistëve, të cilët zhvilluan mbledhjen e grupit në Kryesinë e Kuvendit, bashkë me kryesocialsitin Edi Rama. Sipas diskutimeve , deputetët […]

dhjetor 15, 2025 - 12:00
 0
PD u tërhoq nga “Zgjedhorja” dhe “Territorialja”, PS: Vazhdojmë punën

Partia Socialiste do të vijojë punën për reformën zgjedhore dhe atë territoriale, ndonëse Sali Berisha njoftoi se do të tërhiqen nga diskutimet pas përplasjeve për zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Ky është qëndrimi i dakordësuar mes socialistëve, të cilët zhvilluan mbledhjen e grupit në Kryesinë e Kuvendit, bashkë me kryesocialsitin Edi Rama.

Sipas diskutimeve , deputetët e PS kanë deklaruar se do të vazhdojnë punën për dy reformat e rëndësishme.

Për herë të parë në mbledhje u shfaq edhe zv.kryeministrja Belinda Balluku, që pasi Gjykata Kushtetuese e ktheu në detyrë derisa të shqyrtojë ankimin e kryeministrit Rama.