PDK kërkon zgjedhje: Kurti po tenton ta zgjasë artificialisht krizën, është e qartë që askush s’i ka 61 vota

PDK përmes një komunikate për media kanë reaguar lidhur me propozimin e mandatarit të dytë nga LVV për kryeministër. PDK në komunikatë thotë se në një situatë ku është e qartë që s’ka një shumicë për votimin e Qeverisë, mandatimi i Glauk Konjufcës nga presidentja Osmani, do të përbënte humbje kohe, zvarritje dhe thellim të […]

Nëntor 4, 2025 - 14:30
 0
PDK kërkon zgjedhje: Kurti po tenton ta zgjasë artificialisht krizën, është e qartë që askush s’i ka 61 vota
Memli Krasniqi: Faleminderit që votuat për modelin më të mirë të qeverisjes – atë të PDK-së

Memli Krasniqi: Faleminderit që votuat për modelin më të mirë të qeverisjes – atë të PDK-së

PDK përmes një komunikate për media kanë reaguar lidhur me propozimin e mandatarit të dytë nga LVV për kryeministër.

PDK në komunikatë thotë se në një situatë ku është e qartë që s’ka një shumicë për votimin e Qeverisë, mandatimi i Glauk Konjufcës nga presidentja Osmani, do të përbënte humbje kohe, zvarritje dhe thellim të mungesës së besimit në institucione.

“Ashtu siç dështoi Albin Kurti për të siguruar shumicën, do të dështojë çdo përpjekje tjetër për ta zgjatur artificialisht këtë proces nga Lëvizja Vetëvendosje. Realiteti politik është i qartë: askush nuk e ka shumicën për të formuar qeverinë nga kjo legjislaturë”, thuhet në komunikatë.

PDK në komunikatë thekson se injorimi i këtij realiteti vetëm sa do ta thellonte krizën, do ta zgjaste pasigurinë institucionale dhe do ta dëmtonte më tej stabilitetin e vendit.

“Aktualisht, zgjidhja e vetme e drejtë dhe demokratike janë zgjedhjet e reja të parakohshme, që do t’i kthejnë sovranit, qytetarit të Republikës së Kosovës, të drejtën për të vendosur drejtimin e ardhshëm të vendit dhe për t’i dhënë legjitimitet institucioneve të reja”, thuhet në reagim.