PDK mobilizon mbështetësit në Drenicë, Hamza: Nuk ka kthim pas

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbrëmjen e së martës një tubim me qytetarët e Skënderajt, në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, tha se Drenica mbetet vendi ku ai ka mësuar kuptimin e fjalës së dhënë dhe përkushtimin ndaj sakrificës. “Kush e […]

dhjetor 25, 2025 - 00:00
 0
PDK mobilizon mbështetësit në Drenicë, Hamza: Nuk ka kthim pas

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbrëmjen e së martës një tubim me qytetarët e Skënderajt, në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, tha se Drenica mbetet vendi ku ai ka mësuar kuptimin e fjalës së dhënë dhe përkushtimin ndaj sakrificës.

“Kush e njeh sakrificën, e di edhe drejtimin: përpara. Kjo është rruga jonë dhe nuk ka kthim pas. Këtu e kam mësuar çfarë do të thotë fjala e dhënë dhe fjala në Drenicë është e qartë: PDK”, ka deklaruar Hamza.

Ai shtoi se PDK do të vazhdojë rrugën e saj përpara, së bashku me qytetarët, duke theksuar se qëllimi i partisë është ndërtimi i një Kosove më të zhvilluar dhe më të fortë.

“Si gjithmonë, bashkë. Përpara për Kosovën”, ka shkruar Hamza, duke e shoqëruar mesazhin me sloganin e fushatës #PDK130.