Peci vishet si Rugova, akuzave për skandalin me grante u përgjigjet duke thënë se e çoi në vend amanetin e presidentit

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, akuzave për grantet e ndara për familjarët e deputetes së LVV-së, Fitore Pacolli, iu përgjigj duke folur edhe për presidentin e ndjerë, Ibrahim Rugova. Në datën e lindjes së Rugovës, ministri që doli nga LDK-ja, u mundua t’i ngjasojë fizikisht ish-liderit të kësaj partie dhe të Kosovës, ndërsa tha se

dhjetor 3, 2024 - 07:00
 0  5
Peci vishet si Rugova, akuzave për skandalin me grante u përgjigjet duke thënë se e çoi në vend amanetin e presidentit
peci-vishet-si-rugova,-akuzave-per-skandalin-me-grante-u-pergjigjet-duke-thene-se-e-coi-ne-vend-amanetin-e-presidentit

peci-vishet-si-rugova,-akuzave-per-skandalin-me-grante-u-pergjigjet-duke-thene-se-e-coi-ne-vend-amanetin-e-presidentit

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, akuzave për grantet e ndara për familjarët e deputetes së LVV-së, Fitore Pacolli, iu përgjigj duke folur edhe për presidentin e ndjerë, Ibrahim Rugova.

Në datën e lindjes së Rugovës, ministri që doli nga LDK-ja, u mundua t’i ngjasojë fizikisht ish-liderit të kësaj partie dhe të Kosovës, ndërsa tha se për grantet s’është evidentuar “asnjë shkelje e vetme”.

“Sot është 2 dhjetori. Sikur presidenti historik, Dr. Ibrahim Rugova të ishte në jetë, ai do t’i kishte 80 vjet, e njëri prej amaneteve të tij ka qenë që të angazhohemi fort që të sigurojmë bukën e motmotit. E kemi siguru bukën e motmotit. Nuk dëgjova prej LDK-së që e përmend Ibrahim Rugovën më 2 dhjetor. Nejse na falni se tash ju jeni Rruga e Re”, tha Peci, shkruan Express.

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, tha më vonë se ministri u mundua në këtë mënyrë t’i mbulojë skandalet.

“Keni dhënë grante për familjarë dhe sot del ministri, do me i mbulu skandalet duke u thirrur në ditëlindjen e të madhit Ibrahim Rugova a? Nuk shkon kështu”.