Pejani i kërkuar për mashtrim nga Interpoli, kapet në Shqipëri
Një 31 vjeçar nga Peja është arrestuar sot nga policia shqiptare në pikëkalimin kufitar të Muriqanit. Bëhet fjalë për F.K, nga Peja i cili dyshohet për vepren penale të “Mashtrimit”. Ai u kap në dalje të Shqipërisë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga organet e Kosovës. “Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet kosovare, do të


Një 31 vjeçar nga Peja është arrestuar sot nga policia shqiptare në pikëkalimin kufitar të Muriqanit. Bëhet fjalë për F.K, nga Peja i cili dyshohet për vepren penale të “Mashtrimit”. Ai u kap në dalje të Shqipërisë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga organet e Kosovës.
“Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet kosovare, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 31 vjeçarit, në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
