Pendarovski paralajmëron: Nuk priten ndryshime në zgjerimin e BE-së

Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, deklaroi se “nuk sheh që në të ardhmen e afërt do të ketë ndryshime në politikat për zgjerimin e Bashkimit Evropian”. Duke folur në debatin “Navigimi i rrugës evropiane: mundësi dhe sfida”, Pendarovski theksoi se lufta në Ukrainë është katalizator për sigurinë evropiane dhe politikën e jashtme të […]

Prill 8, 2026 - 20:00
Pendarovski paralajmëron: Nuk priten ndryshime në zgjerimin e BE-së

Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, deklaroi se “nuk sheh që në të ardhmen e afërt do të ketë ndryshime në politikat për zgjerimin e Bashkimit Evropian”.

Duke folur në debatin “Navigimi i rrugës evropiane: mundësi dhe sfida”, Pendarovski theksoi se lufta në Ukrainë është katalizator për sigurinë evropiane dhe politikën e jashtme të BE-së, përfshirë edhe procesin e zgjerimit, por sipas tij Bashkimi Evropian nuk ka arritur të vendosë standarde të reja në këtë drejtim.

Kristof Bender, zëvendëspresident i “Iniciativa Evropiane për Stabilitet”, nënvizoi se rruga drejt BE-së për të gjithë rajonin është më e suksesshme përmes anëtarësimit të plotë në Union.

Ky debat vjen në një periudhë kur perspektiva e zgjerimit të BE-së mbetet një temë kritike për Ballkanin Perëndimor, duke u përballur me sfida të brendshme dhe ndërkombëtare.