Përfundojnë bisedimet Izrael-Liban në SHBA, ambasadori izraelit jep detaje
Ambasada izraelite në Uashington ka konfirmuar se bisedimet e së martës me Libanin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përfunduar. Pas këtyre negociatave, ambasadori izraelit në SHBA, Yechiel Leiter, ka dhënë detaje rreth këtyre negociatave që janë zhvilluar në departamentin e shtetit të SHBA-së. “Ne folëm për një sërë gjërash, më e rëndësishmja për


Ambasada izraelite në Uashington ka konfirmuar se bisedimet e së martës me Libanin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përfunduar.
Pas këtyre negociatave, ambasadori izraelit në SHBA, Yechiel Leiter, ka dhënë detaje rreth këtyre negociatave që janë zhvilluar në departamentin e shtetit të SHBA-së.
“Ne folëm për një sërë gjërash, më e rëndësishmja për vizionin afatgjatë, ku do të ketë një kufi të përcaktuar qartë midis vendeve tona, dhe e vetmja arsye pse do të na duhet të kalojmë në territorin e njëri-tjetrit do të jetë me kostume biznesi për të kryer biznes ose me kostume banje për të shkuar me pushime. Ne e bëmë të qartë se siguria e civilëve tanë nuk është në negociata,”, ka thënë ai.
Ai ka shtuar se Hezbollahu është më i dobësuar se kurrë më parë. “Luftërat e Izraelit në Liban e kanë dobësuar Hezbollahun deri në atë pikë sa është e mundur që qeveria libaneze të “kalojë në një epokë të re paqeje”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se të tre palët kanë folur për dy orë e gjysmë dhe një deklaratë e përbashkët pritet të publikohet së shpejti.
