Përfundojnë hetimet për “Albkings”, aktakuza gati

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi bashkë me zëvendëskryeprokuroren Elza Bajrami, kanë bërë të ditur se kanë përfunduar hetimet në rastin e njohur “Albkings”. Gashi e Bajrami bënë të ditur se pas përfundimit të hetimeve, Prokuroria është ne fazën e dërgimit të aktakuzës në gjykatë. Gjatë konferencës për media, kryeprokurori dhe zëvendëskryeprokurorja prezantuan

dhjetor 27, 2024 - 19:00
 0  4
Përfundojnë hetimet për “Albkings”, aktakuza gati
perfundojne-hetimet-per-“albkings”,-aktakuza-gati

perfundojne-hetimet-per-“albkings”,-aktakuza-gati

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi bashkë me zëvendëskryeprokuroren Elza Bajrami, kanë bërë të ditur se kanë përfunduar hetimet në rastin e njohur “Albkings”.

Gashi e Bajrami bënë të ditur se pas përfundimit të hetimeve, Prokuroria është ne fazën e dërgimit të aktakuzës në gjykatë.

Gjatë konferencës për media, kryeprokurori dhe zëvendëskryeprokurorja prezantuan punën e Prokurorisë themelore në Prishtinë gjatë këtij viti, ku publikuan të dhënat statistikore për sa i preket punës.

Gjatë muajit gusht, administratorit të grupit “Albkings”, Edin Nevzadit, i ishte vazhduar paraburgimi për dy muaj, për t’u liruar më më 21 tetor të këtij viti.

Pas lirimit, Prokuroria Themelore pati dalë me sqarim ku pati thënë se veprimi për largimin nga masa e caktuar për personin në fjalë është konform dispozitave ligjore të procedurës penale.