Përkatësia e ASH-së, nga anon elektorati në bazë të sondazhit të publikuar në fund të Janarit?
Nga Gjykata Themelore në Tetovë kanë marrë vendim që kryetari i Aleancës për Shqiptarët të jetë Ziadin Sela. Sipas këtij vendimi, vulat e partisë kalojnë te Ziadin Sela. Në vendimin The post Përkatësia e ASH-së, nga anon elektorati në bazë të sondazhit të publikuar në fund të Janarit? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
![Përkatësia e ASH-së, nga anon elektorati në bazë të sondazhit të publikuar në fund të Janarit?](https://flaka.com.mk/wp-content/uploads/2025/02/ASH-1024x576.png)
Nga Gjykata Themelore në Tetovë kanë marrë vendim që kryetari i Aleancës për Shqiptarët të jetë Ziadin Sela. Sipas këtij vendimi, vulat e partisë kalojnë te Ziadin Sela.
Në vendimin e gjykatës thuhet se pranohet kërkesa për ndërrimin e kryetarit të partisë, respektivisht nga Arben Taravari, te Ziadin Sela. Krahu i Taravari ka të drejtë në afat kohor prej 15 ditëve që ta ankimojë vendimin në Gjykatën e Apelit.
Ky vendim ngjalli reagime nga të dyja kampet e ASH-së, por cilat janë sondazhet e opinionit publik për përkrahjen elektorale ndaj dy taboreve.
Së fundmi, me 21 janar Instituti për Hulumtimet Sociologjike dhe Politike-Juridike publikoi sondazhin për partitë politike ku në listë ishin ASH-Taravari dhe ASH-Sela.
Sipas sondazhit dhe mbi pyetjen se cilën parti e ndjeni më afër, për Aleancën për Shqiptarët të drejtuar nga Arben Taravari u përgjigjën 3.9% e të anketuarve, përkundër 0.8% e të anketuareve për ASH-në e drejtuar nga Ziadin Sela.Nisur nga rezultatetet e sondazhit në fjalë, gati 3 nga 4 votues dhe përkrahës të ASH-së kanë dhënë përgjigje që më të afërt si parti politike e ndejnë Aleancën për Shqiptarët të drejtuar nga Arben Taravari.
Pas vendimit të Gjykatës themelore në Tetovë, reaguan nga të dyja krahët e ASH-së. Nga kampi i Arben Tartavarit thanë se vendimi i Gjykatës që tenton t’ia dhuron BDI-së ASH-në, është shembull i kapjes së drejtësisë, sakaq, nga ASH-ja e Selës mirëpritën vendimin e Gjykatës. Flaka
The post Përkatësia e ASH-së, nga anon elektorati në bazë të sondazhit të publikuar në fund të Janarit? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .