Përparim Rama: Hekuran Murati po e bllokon buxhetin e Kryeqytetit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër ndaj ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, duke e akuzuar për bllokimin e buxhetit të Kryeqytetit për vitin 2025. Rama përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se i është drejtuar Muratit përmes një emaili, duke i kërkuar që të ndalë “aksionin për bllokim”


Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër ndaj ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, duke e akuzuar për bllokimin e buxhetit të Kryeqytetit për vitin 2025.
Rama përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se i është drejtuar Muratit përmes një emaili, duke i kërkuar që të ndalë “aksionin për bllokim” dhe të miratojë buxhetin e miratuar nga Asambleja Komunale.
“Ti po rrezikon që qytetarët e Kryeqytetit të mbesin pa shërbime elementare,” ka shkruar Rama, duke e akuzuar Muratin se po vepron me motivime partiake dhe po injoron kërkesat urgjente të komunës.
Kryetari i Prishtinës i ka bërë thirrje ministrit që të “kryejë punët e veta” dhe të reagojë ndaj emailit të dërguar dy ditë më parë nga Komuna.
Postimi i plotë: