Qeveria e RMV-së: Prodhimi industrial ka shënuar rritje

Kryeministri Hristijan Mickoski e përshëndeti dhe e vlerësoi si lajm të shkëlqyer informacionin për rritjen e prodhimit industrial për marsin prej 5,2 për qind në nivel vjetor, krahasuar me marsin e vitit 2024. “Rrugës nga Valencia drejt Shkupit, mora një lajm të shkëlqyer në avion: rritje e prodhimit industrial për muajin mars prej 5.2% në […]

maj 1, 2025 - 01:00
 0  5
Qeveria e RMV-së: Prodhimi industrial ka shënuar rritje

Kryeministri Hristijan Mickoski e përshëndeti dhe e vlerësoi si lajm të shkëlqyer informacionin për rritjen e prodhimit industrial për marsin prej 5,2 për qind në nivel vjetor, krahasuar me marsin e vitit 2024.

“Rrugës nga Valencia drejt Shkupit, mora një lajm të shkëlqyer në avion: rritje e prodhimit industrial për muajin mars prej 5.2% në nivel vjetor, krahasuar me muajin mars të vitit 2024 dhe pas një kohe të gjatë, rritje e prodhimit industrial në nivel tremujor. Gjegjësisht, në tremujorin e parë të vitit 2025, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024, prodhimi industrial është rritur për 2%. Veçanërisht gëzon fakti që po rritet industria përpunuese në mars për 4.8% dhe në tremujorin e parë për 3.6%”, thotë Mickoski.

Ai, siç informon shërbimi për media i Qeverisë, në një status në Fejsbuk, sqaron se si Qeveri kanë trashëguar një rënie të madhe të prodhimit industrial dhe një recesion të rëndë në industri.

“Në tremujorin e dytë të vitit 2024, prodhimi historik industrial binte me -7%, ndërsa industria ndodhej në recesion të rëndë. Vijuan dy tremujorë të stabilizimit dhe më në fund kemi në tremujorin e parë të vitit 2025 rritje të prodhimit industrial, në kushte jashtëzakonisht të vështira për ekonominë evropiane dhe industrinë automobilistike. Këto janë indikatorë të qëndrueshëm dhe frymëzim për të vazhduar me politika ekonomike të disiplinuara dhe zhvillimore. Maqedonia krenare është Maqedoni e pasur!”