Përparim Rama për Dafina Zeqirin: Një artiste e mrekullueshme, frymëzon të rinjtë

Pasi ia dhuroi çmimin “Hynjesha në Fron”, kryetari i Komunës së Prishtinës ka falënderuar këngëtaren Dafina Zeqiri për kontributin e saj dhe për inspirimin që u jep të rinjve të Kosovës. Meqenëse sonte është edhe nata e parë e koncertit “Supernova Show” ku do të performojë këngëtarja Dafina Zeqriti, Rama e quajti atë artiste të

dhjetor 25, 2025 - 12:30
 0
Përparim Rama për Dafina Zeqirin: Një artiste e mrekullueshme, frymëzon të rinjtë
Përparim Rama për Dafina Zeqirin: Një artiste e mrekullueshme, frymëzon të rinjtë

Përparim Rama për Dafina Zeqirin: Një artiste e mrekullueshme, frymëzon të rinjtë

Pasi ia dhuroi çmimin “Hynjesha në Fron”, kryetari i Komunës së Prishtinës ka falënderuar këngëtaren Dafina Zeqiri për kontributin e saj dhe për inspirimin që u jep të rinjve të Kosovës.

Meqenëse sonte është edhe nata e parë e koncertit “Supernova Show” ku do të performojë këngëtarja Dafina Zeqriti, Rama e quajti atë artiste të mrekullueshme shqiptare.

“Një artiste e mrekullueshme shqiptare që na përfaqëson në skenën botërore me muzikën e saj, e cila stimulon kreativitetin dhe vetëdijesimin te të rinjtë tanë. Ajo flet për tema të ndryshme që janë pjesë e shoqërisë: dashurinë, barazinë, paqen dhe të drejtat e njeriut. Nëpërmjet artit të saj, ajo është edhe një aktore e mrekullueshme për rininë tonë dhe një frymëzim i vazhdueshëm për të rinjtë tanë. Falënderoj nga zemra Dafinën që është këtu. Sot, së bashku, i ftojmë qytetarët të na bashkohen, sepse sonte është dita e parë e koncertit Supernova, ndërsa nesër dita e dytë, ku Dafina me origjinalitetin e saj inspiron një gjeneratë të tërë. Faleminderit, Dafina, për punën e mrekullueshme që bën. Ke lindur në Suedi, je kthyer në Kosovë, performon në gjuhën shqipe dhe inspiron rininë tonë. Prandaj, të shohim si ikonë të vendit tonë”, tha Rama.

Rama uroi Zeqirin edhe për që është bërë nënë, duke përmendur faktin se sonte do të jetë edhe përformanca e parë që nga lindja.

“Urime që je bërë nënë. Ke një djalë të mrekullueshëm. Pas gjashtë muajsh nga lindja, kjo është performanca jote e parë”, uroi Rama në konferencën e përbashkët që patën në Komunën e Prishtinës.