Shkëmb Manaj nga Gurrakoci: Mbështetja e qytetarëve na obligon për angazhim më të madh

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputet, Shkëmb Manaj, i renditur me numrin 29 në listën zgjedhore të kësaj partie, ka zhvilluar një aktivitet elektoral në Gurrakoc, në kuadër të fushatës zgjedhore. Pas këtij aktiviteti, Manaj ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e treguar ndaj […]

dhjetor 25, 2025 - 12:30
 0
Shkëmb Manaj nga Gurrakoci: Mbështetja e qytetarëve na obligon për angazhim më të madh

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputet, Shkëmb Manaj, i renditur me numrin 29 në listën zgjedhore të kësaj partie, ka zhvilluar një aktivitet elektoral në Gurrakoc, në kuadër të fushatës zgjedhore.

Pas këtij aktiviteti, Manaj ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e treguar ndaj LDK-së, duke e cilësuar Gurrakocin si simbol të fitoreve të vazhdueshme të kësaj partie.

Ai ka theksuar se besimi dhe përkrahja e marrë nga qytetarët përbëjnë motivin kryesor për të vazhduar angazhimin me përkushtim dhe përgjegjësi të lartë ndaj qytetarëve.

Manaj ka bërë të ditur se fushata po vazhdon, duke u bërë thirrje qytetarëve të zgjedhin LDK-në në zgjedhjet e ardhshme.

Postimi i plotë i Shkëmb Manajt:

“Faleminderit nga zemra, Gurrakoc ✌

Gurrakoci, simbol i fitoreve të vazhdueshme, vulosi sonte fitoren e madhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës!

Kur besimi dhe mbështetja vijnë nga këtu, ato janë motivi më i madh për të punuar me përkushtim dhe me përgjegjësi të lartë ndaj qytetarëve.

Rrugëtimi ynë vazhdon ✌

Zgjedh shpresën – LDK 123 ✔

Lumir Abdixhiku – 1✔

Shkëmb Manaj – 29✔