Përplasje politike për ligjin e përfaqësimit: BDI e quan “tradhti”, VLEN e cilëson “arritje historike”

Debati politik për propozim-ligjin për “përfaqësim të drejtë dhe adekuat” është përshkallëzuar, me qëndrime diametralisht të kundërta mes subjekteve shqiptare në vend. Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) e ka kritikuar The post Përplasje politike për ligjin e përfaqësimit: BDI e quan “tradhti”, VLEN e cilëson “arritje historike” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Prill 10, 2026 - 20:00
Përplasje politike për ligjin e përfaqësimit: BDI e quan “tradhti”, VLEN e cilëson “arritje historike”

Debati politik për propozim-ligjin për “përfaqësim të drejtë dhe adekuat” është përshkallëzuar, me qëndrime diametralisht të kundërta mes subjekteve shqiptare në vend.

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) e ka kritikuar ashpër draftin, duke e cilësuar si “tradhti të hapur” ndaj arritjeve të shqiptarëve ndër vite. Sipas tyre, propozimi nuk garanton mekanizma konkretë për përfaqësim, pasi mungojnë kuotat etnike, obligimi për identifikim në bazë etnie gjatë punësimit dhe dispozitat ndëshkuese.

BDI vlerëson se ky ligj paraqet regres dhe largim nga fryma e ndryshimeve kushtetuese që sigurojnë barazi, duke paralajmëruar se bëhet fjalë për një kthim prapa në kohë.

Në anën tjetër, nga koalicioni VLEN, përfaqësuesi Granit Osmani e ka cilësuar ligjin si një “moment historik”, duke theksuar se për herë të parë përfaqësimi i drejtë dhe adekuat rregullohet me ligj të veçantë.

Sipas tij, ligji parasheh krijimin e një trupi koordinues qeveritar që do të monitorojë zbatimin, si dhe vendosjen e një metodologjie të bazuar në të dhëna reale, për të shmangur abuzimet dhe vetëdeklarimet e rreme.

VLEN thekson se brenda gjashtë muajve do të bëhet harmonizimi i legjislacionit, duke e cilësuar këtë si një hap konkret drejt zgjidhjes së një çështjeje të pazgjidhur për më shumë se dy dekada.

Përplasja mes dy kampeve reflekton ndarje të thellë politike mbi mënyrën se si duhet të garantohet përfaqësimi i shqiptarëve në institucionet shtetërore, ndërsa debati pritet të vazhdojë edhe në fazat e ardhshme të shqyrtimit të ligjit. Gazeta Flaka

The post Përplasje politike për ligjin e përfaqësimit: BDI e quan “tradhti”, VLEN e cilëson “arritje historike” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .