Përurohet rruga nga Reçica e Madhe deri te pika pagesore Tetovë – Gostivar

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar përfundimin e punimeve dhe promovimin e aksit të ri rrugor që lidh urën në Reçicë të Madhe me pikën pagesore Tetovë – Gostivar. Sipas njoftimit zyrtar, projekti përfshin një gjatësi ...

gusht 23, 2026 - 22:00
Përurohet rruga nga Reçica e Madhe deri te pika pagesore Tetovë – Gostivar

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar përfundimin e punimeve dhe promovimin e aksit të ri rrugor që lidh urën në Reçicë të Madhe me pikën pagesore Tetovë – Gostivar.
Sipas njoftimit zyrtar, projekti përfshin një gjatësi prej 1.485 metrash, me gjerësi prej 6 metrash si dhe trotuar me gjerësi prej 1.5 metrash. Ky investim synon të rrisë sigurinë në komunikacion, të lehtësojë qarkullimin e automjeteve dhe të përmirësojë kushtet e lëvizjes për banorët e zonës dhe të gjithë qytetarët që shfrytëzojnë këtë rrugë.
Kasami e ka vlerësuar këtë projekt si realizim të një tjetër premtimi konkret, duke theksuar se fokusi i administratës mbetet punët praktike dhe përfundimi i projekteve infrastrukturore në terren. (INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.