Përurohet shtatorja e heroit Rizah Salihaj në Zabërgjë të Klinës, Haradinaj: Ishte ndër të parët që iu përgjigj thirrjes për liri
Heroi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rizah Salihaj, u nderua sot me një shtatore në vendlindjen e tij në Zabërgjë të Klinës. Ceremoninë e përurimit e ndoqën kryetari i komunës Zenun Elezaj, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, me bashkëluftëtarë dhe familjarë të heroit. Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, e kujtoi Salihajn si një ushtar


Heroi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rizah Salihaj, u nderua sot me një shtatore në vendlindjen e tij në Zabërgjë të Klinës.
Ceremoninë e përurimit e ndoqën kryetari i komunës Zenun Elezaj, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, me bashkëluftëtarë dhe familjarë të heroit.
Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, e kujtoi Salihajn si një ushtar të palëkundur dhe trim, duke theksuar se heroizmi dhe veprat e tij do të mbeten shembull i përjetshëm i vendosmërisë për lirinë e atdheut.
“Heroizmi dhe vepra e tij do të mbeten përherë shembull se si liria e atdheut vendoset mbi gjithçka tjetër.
Lavdi!”, shkroi Haradinaj.
