Podujevë: Këmbësori shpëton për një “fije floku”, për pak sa nuk e shkel vetura që ishte në tejkalim

Në rrjete sociale po qarkullojnë pamje, ku një këmbësori i është rrezikuar jeta në një rrugë në fshatin Peran të Podujevës. Në pamjet e publikuara në rrjete sociale, shihet se si qytetari arrin të largohet në momentin e fundit para se vetura t’i afrohej. Vetura ishte në tejkalim të automjeteve të tjera në një distancë […]

tetor 20, 2025 - 15:00
 0
Podujevë: Këmbësori shpëton për një “fije floku”, për pak sa nuk e shkel vetura që ishte në tejkalim

Në rrjete sociale po qarkullojnë pamje, ku një këmbësori i është rrezikuar jeta në një rrugë në fshatin Peran të Podujevës.

Në pamjet e publikuara në rrjete sociale, shihet se si qytetari arrin të largohet në momentin e fundit para se vetura t’i afrohej.

Vetura ishte në tejkalim të automjeteve të tjera në një distancë të largët, teksa po afrohej me shpejtësi të lartë.