Përvjetori i lirimit të Haradinajt nga Haga, reagojnë nga OVL-UÇK

OVL-UÇK ka kujtuar 13-vjetorin e aktvendimit të Gjykatës së Hagës për lirimin e Ramush Haradinajt. Në reagimin e kësaj organizate është thënë se në këtë ditë është vulosur e vërteta për luftën çlirimtare të Kosovës. “Para 13 viteve, Ushtria Çlirimtare e Kosovës arriti një fitore historike përballë Serbisë dhe akuzave të saj të pabaza. Në

Nëntor 29, 2025 - 21:00
 0
Përvjetori i lirimit të Haradinajt nga Haga, reagojnë nga OVL-UÇK
Përvjetori i lirimit të Haradinajt nga Haga, reagojnë nga OVL-UÇK

Përvjetori i lirimit të Haradinajt nga Haga, reagojnë nga OVL-UÇK

OVL-UÇK ka kujtuar 13-vjetorin e aktvendimit të Gjykatës së Hagës për lirimin e Ramush Haradinajt.

Në reagimin e kësaj organizate është thënë se në këtë ditë është vulosur e vërteta për luftën çlirimtare të Kosovës.

“Para 13 viteve, Ushtria Çlirimtare e Kosovës arriti një fitore historike përballë Serbisë dhe akuzave të saj të pabaza. Në Hagë u vulos e vërteta që ne e kemi ditur gjithmonë, lufta jonë ka qenë e drejtë, çlirimtare dhe e pastër. Vendimi i pafajësisë për Ramush Haradinajn nuk ishte vetëm një drejtësi për një komandant, por një drejtësi për gjithë luftën e UÇK-së. Ishte dëshmi se edhe kur përballemi me gjykime politike, e vërteta e luftës sonë del fituese”, thuhet në deklaratë.