Pesë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë, detaje

Pesë raste janë përfshirë në raportin 24 orësh- Fushë Kosovë, Prishtinë, Pejë, Istog e Skenderaj. Policia ka dhënë detaje për secilin prej tyre: “Fushë Kosovë, 29.10.2025 – 01:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. I dyshuari kishte përdorë një thikë kuzhine si kërcenim ndaj

tetor 30, 2025 - 11:00
 0
Pesë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë, detaje
Pesë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë, detaje

Pesë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë, detaje

Pesë raste janë përfshirë në raportin 24 orësh- Fushë Kosovë, Prishtinë, Pejë, Istog e Skenderaj.

Policia ka dhënë detaje për secilin prej tyre:

“Fushë Kosovë, 29.10.2025 – 01:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. I dyshuari kishte përdorë një thikë kuzhine si kërcenim ndaj viktimës. Viktima ka marrë tretman mjekësor pasi ishte e shqetësuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”

“Prishtinë  28.10.2025. Me 29.10.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti me datën e cekur ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës -nënës së tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.”

“Pejë  29.10.2025 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij femër kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”

“Istog  29.10.2025 – 15:00. Pas një mosmarrëveshje viktimës femër kosovare, bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, i kishte kërkuar që të dalë nga shtëpia. Viktima pas intervistimit me dëshirën e saj bashkë me fëmijët ka shkuar te prindërit-familja e saj, ndërsa  i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.”

“Skenderaj 29.10.2025 – 16:02. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar fizikisht  bashkëshorten e tij, të cilës i ka shkaktuar lëndime. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, është intervistuar në prezencë të zyrtarit të QPS-së dhe pastaj së bashku me vajzën e saj janë dërguar në strehimore. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”