Pesë shtetet me të cilët ka pasur më së shumti shkëmbim tregtar Maqedonia e Veriut gjatë vitit 2024
Maqedonia e Veriut gjatë vitit 2024 ka pasur rënie të eksportit për 6.6 përqind dhe importit për 0.8 përqind në krahasim me vitin 2023, raporton Portalb.mk. “Vlera e përgjithshme e mallrave të eksportuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut, e shprehur në euro, në periudhën janar – dhjetor të vitit 2024, është 7 781 200 […]


Maqedonia e Veriut gjatë vitit 2024 ka pasur rënie të eksportit për 6.6 përqind dhe importit për 0.8 përqind në krahasim me vitin 2023, raporton Portalb.mk.
“Vlera e përgjithshme e mallrave të eksportuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut, e shprehur në euro, në periudhën janar – dhjetor të vitit 2024, është 7 781 200 000 000 euro, ndërsa vlera e mallit të importuar është 11 062 400 000 000 euro”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Revizioni raportoi se mbulimi i importit me eksport në këtë periudhë ka qenë 70.3 %, ashtu që deficiti tregtar është 3 281 200 000 000 milionë euro.
“Në periudhën janar – dhjetor të vitit 2024, sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimit tregtar, Republika e Maqedonisë së Veriut ka tregtuar më shumë me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Kinën dhe Serbinë”, raportoi Revizioni.