Pete Davidson zbulon se nëna e tij e mbështeti gjatë rehabilitimit: Kishte frikë se mos dëgjonte se kisha vdekur
Pete Davidson ndau një rrëfim emocional rreth asaj se si fjalët e nënës së tij e frymëzuan të niste procesin e rehabilitimit dhe rikuperimit. Duke u shfaqur në podkastin “This Past Weekend with Theo Von” të komedianit Theo Von, Davidson foli për marrëdhënien e tij të ngushtë me nënën e tij, Amy, dhe se si […]

Pete Davidson ndau një rrëfim emocional rreth asaj se si fjalët e nënës së tij e frymëzuan të niste procesin e rehabilitimit dhe rikuperimit.
Duke u shfaqur në podkastin “This Past Weekend with Theo Von” të komedianit Theo Von, Davidson foli për marrëdhënien e tij të ngushtë me nënën e tij, Amy, dhe se si ajo e frymëzoi të fillonte rehabilitimin.
“Ajo ishte mbështetësja më e mirë ndonjëherë. Arriti deri në atë pikë sa më telefonoi ndërsa isha në rehabilitim dhe më tha: ‘Frika ime më e madhe është se mos ndez lajmet dhe shoh se djali im ka vdekur’. Ajo më mbështeti gjithmonë dhe donte të kisha vetëm pozitivitet përreth meje”, tha Davidson.
Ai thekson se nëna e tij kishte humbur tashmë diçka që e donte, duke iu referuar babait të tij, Scott Davidson.
“Mendova, ‘Në rregull, nuk mund të vdesësh derisa të paktën të vdesë ajo’. Mamaja ime është mbështetja më e mirë në botë. Është një grua e mirë, më e mira. Shiko sa e ëmbël është mamaja ime. Ajo nuk doli kurrë pasi vdiq babai im. Ajo thjesht ia kushtoi veten rritjes sime dhe të motrës sime”, tha ai.
Foto: Danny Moloshok / Reuters file
Kur Von vlerësoi marrëdhënien e ngushtë të Davidsonit me familjen e tij, ai u përgjigj se ishte shumë me fat në këtë drejtim sepse kishte një familje që nuk i kërkoi kurrë asgjë.
