Edhe pse martesa i dështoi, Miley Cyrus thotë se vazhdon ta ruajë fustanin e takimit të parë me Liam Hemsworth

Ylli i muzikës pop, Miley Cyrus, ka zbuluar se ende e mban fustanin që kishte veshur në takimin e saj të parë me ish-bashkëshortin, aktorin Liam Hemsworth. Në një intervistë të re për Vogue, ku promovonte bashkëpunimin me brendin Maybelline, këngëtarja foli për nostalgjinë që lidhet me disa nga veshjet e karrierës dhe jetës së saj. Gjatë […]

shtator 26, 2025 - 17:00
 0
Edhe pse martesa i dështoi, Miley Cyrus thotë se vazhdon ta ruajë fustanin e takimit të parë me Liam Hemsworth

Ylli i muzikës pop, Miley Cyrus, ka zbuluar se ende e mban fustanin që kishte veshur në takimin e saj të parë me ish-bashkëshortin, aktorin Liam Hemsworth.

Në një intervistë të re për Vogue, ku promovonte bashkëpunimin me brendin Maybelline, këngëtarja foli për nostalgjinë që lidhet me disa nga veshjet e karrierës dhe jetës së saj.

Gjatë bisedës, Cyrus shpjegoi se si i organizon rrobat, çmimet dhe kujtimet e tjera të mbledhura ndër vite. Ajo ka krijuar një “qoshe kujtimesh”, ku ruhen disa prej veshjeve kryesore nga çdo etapë e jetës që dëshiron të përjetësojë.


Miley dhe Liam u njohën në vitin 2009 gjatë xhirimeve të filmit The Last Song. Çifti nisi një lidhje të mbushur me ndarje dhe ribashkime. U fejuan për herë të parë në vitin 2012, por ndarja ndodhi vetëm një vit më vonë. Në vitin 2016 ata u ribashkuan dhe u fejuan sërish, duke u martuar në vitin 2018. Megjithatë, martesa nuk zgjati shumë, pasi Hemsworth paraqiti kërkesën për divorc në gusht të vitit 2019.

Pavarësisht këtij kapitulli të trazuar, Cyrus ka treguar se nuk dëshiron t’i fshijë ato kujtime. “Literalish e kam ende fustanin që kisha veshur kur u takova për herë të parë me ish-bashkëshortin tim, si edhe atë që vesha në takimin tonë të parë,” u shpreh ajo.


“E ruaj veshjen bashkë me letra dhe gjëra të tjera që dua t’i mbaj si momente të bukura të jetës sime. Përderisa ato çaste intime kanë qenë njëkohësisht edhe publike, është pak e vështirë të vendos se cilën pjesë të ndaj dhe çfarë të lejoj të shihet,” shtoi këngëtarja.

Pas ndarjes me Hemsworth, ylli i Hannah Montana në vitin 2021 nisi një lidhje me bateristin Maxx Morando, të cilin e njohu përmes një takimi në të verbër. Edhe pse Morando është gjashtë vite më i ri, Cyrus deklaroi vitin e kaluar për Harper’s Bazaar se të dy e kuptojnë njëri-tjetrin në mënyrë perfekte: “Ne thjesht nuk e marrim jetën shumë seriozisht,” u shpreh ajo.