Pezeshkian bisedon me Macronin: Irani do të negociojë vetëm sipas ligjit ndërkombëtar

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka pretenduar se kërkesat e paarsyeshme të SHBA-së kanë penguar një marrëveshje në bisedimet e fundjavës midis Uashingtonit dhe Teheranit në Pakistan. Këtë qëndrim ai e ka shprehur në një telefonatë që të hënën e ka pasur me presidentin francez, Emmanuel Macron, raporton CNN. “Ne i kemi deklaruar qartë kushtet

Prill 14, 2026 - 01:30
Pezeshkian bisedon me Macronin: Irani do të negociojë vetëm sipas ligjit ndërkombëtar
pezeshkian-bisedon-me-macronin:-irani-do-te-negocioje-vetem-sipas-ligjit-nderkombetar

pezeshkian-bisedon-me-macronin:-irani-do-te-negocioje-vetem-sipas-ligjit-nderkombetar

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka pretenduar se kërkesat e paarsyeshme të SHBA-së kanë penguar një marrëveshje në bisedimet e fundjavës midis Uashingtonit dhe Teheranit në Pakistan.

Këtë qëndrim ai e ka shprehur në një telefonatë që të hënën e ka pasur me presidentin francez, Emmanuel Macron, raporton CNN.

“Ne i kemi deklaruar qartë kushtet e armëpushimit dhe mbetemi të përkushtuar ndaj tyre. Kërkesat e tepërta të SHBA-së penguan arritjen e një marrëveshjeje… Irani do të vazhdojë negociatat vetëm brenda kornizës së ligjit ndërkombëtar.”, ka deklaruar Pezeshkian, citon CNN, mediat iraniane.

Ai ka thënë se kërcënimet e Trumpit rreth Ngushticës së Hormuzit do të ketë pasoja të gjera për botën. /Klankosova.tv