Plas skandali ndaj aktorit Kim Soo Hyun, dyshohet se ishte përfshirë në lidhje me aktoren e ndjerë Kim Sae-ron kur kjo e fundit ishte vetëm 15 vjeçe

Një skandal ka përfshirë aktorin e njohur korean jugor Kim Soo Hyun i cili është në kritika të mëdha nga përdoruesit në rrjete sociale. Ai është në qendër të një polemike të madhe pas vdekjes tragjike të aktores Kim Sae Ron, shkruajnë mediet e huaja. Një kanal në YouTube kohët e fundit pretendoi se dyshja […]

Mars 13, 2025 - 10:00
 0  4
Plas skandali ndaj aktorit Kim Soo Hyun, dyshohet se ishte përfshirë në lidhje me aktoren e ndjerë Kim Sae-ron kur kjo e fundit ishte vetëm 15 vjeçe

Një skandal ka përfshirë aktorin e njohur korean jugor Kim Soo Hyun i cili është në kritika të mëdha nga përdoruesit në rrjete sociale.

Ai është në qendër të një polemike të madhe pas vdekjes tragjike të aktores Kim Sae Ron, shkruajnë mediet e huaja.

Një kanal në YouTube kohët e fundit pretendoi se dyshja ishin në një lidhje të fshehtë romantike për gjashtë vjet, që kishte filluar kur aktorja Sae Ron ishte vetëm 15 vjeçe derisa Soo Hyun ishte 27 vjeç.

Kjo çështje është bërë temë në rrjetet sociale, tre javë pasi aktorja u gjet e vdekur në apartamentin e saj në Seul.

Foto: Aktori Kim Soo-hyun në serialin “My love from the star”

Ajo ishte tërhequr dy vjet më parë nga aktrimi, me karrierën e saj që mori një goditje, kur u shpall fajtore nga gjykata pasi kishte vozitur në gjendje të dehur.

Autoritetet nuk e cilësuan si vdekje të dyshimtë.

Por cili ishte raporti i saj me aktorin Soo Hyun?

Më 10 mars 2025, kanali i diskutueshëm në YouTube, Garosero Research Institute, i njohur për ekspozimet e tij ndaj personazheve të famshëm koreanë dhe figurave politike, publikoi një video që shfaqte një deklaratë të supozuar të familjares së aktores së ndjerë.

Sipas pretendimeve të bëra nga kanali Garosero Research Institute, Kim Soo Hyun dhe Kim Sae Ron ishin përfshirë fshehurazi në një lidhje gjashtëvjeçare nga 19 nëntori 2015 deri më 7 korrik 2021.

Foto: Aktorja e ndjerë Kim Sae-ron

Pretendimi, i cili ka ngjallur debate intensive në internet, sugjeron se lidhja e tyre filloi kur Kim Sae Ron ishte vetëm 15 vjeç, derisa Kim Soo Hyun ishte 27 vjeç.

Kjo tash e sa ditë është bërë temë diskutimi në rrjete sociale, me shumë përdorues duke e bojkotuar aktorin e famshëm jug-korean.

Ai njihet për rolet e tij në filma të shumtë, përfshirë serialin “My Love From the Star”, “Queen of Tears” e “It’s Okay not to Be Okay”.

Duke nxitur më tej spekulimet, raportet tregojnë se në mars 2024, Kim Sae Ron kishte planifikuar të zbulonte publikisht lidhjen e tyre përmes një postimi në rrjetet sociale, por më vonë ajo e fshiu atë në rrethana të paqarta. Duke i shtuar polemikave, pretendohet se Kim Soo Hyun filloi të distancohej nga Kim Sae Ron pas skandalit të saj në maj 2022, gjë që ndikoi ndjeshëm në karrierën e saj.

Foto: Aktorja e ndjerë Kim Sae-ron

Për më tepër, agjencia e tij, Gold Medalist, është akuzuar për keqtrajtim ndaj Kim Sae Ron, duke e detyruar atë të paguajë 442 mijë euro para vdekjes së saj të parakohshme. Fakti që ajo ndërroi jetë më 16 shkurt 2025, datë që përkoi me ditëlindjen e Kim Soo Hyun, vetëm sa ka intensifikuar spekulimet.

Në video, YouTuber-i deklaroi: “Kim Sae Ron donte të tregonte të vërtetën e saj, por ajo heshti. Ajo po përgatitej të ekspozonte lidhjen e saj gjashtëvjeçare me Kim Soo Hyun, por asaj iu bë presion që të fshinte gjithçka.”

Pretendimet u përhapën shpejt në platformat e mediave sociale koreane dhe ndërkombëtare, duke nxitur debate mes përdoruesve të internetit.

Foto: Aktorët Kim Sae-ron dhe Kim Soo-hyun

Agjencia që përfaqëson aktorin i ka mohuar këto pretendime.