“Po të ishte babai im spiun do t’i kishte milionat”, Drenusha Latifi kërkon të zbardhet e vërteta për angazhimin e babait të saj
Drenusha ka bërë një deklaratë të ndjeshme dhe emocionale pas akuzave që banori Xuxi bëri në lidhje me babain e saj të ndjerë. Në një bisedë në transmetim publik, ajo shprehu shqetësimin dhe dhimbjen që i ka shkaktuar përfshirja e emrit të babait të saj në akuza të tilla, duke theksuar se ngjarja është tepër […]
Drenusha ka bërë një deklaratë të ndjeshme dhe emocionale pas akuzave që banori Xuxi bëri në lidhje me babain e saj të ndjerë. Në një bisedë në transmetim publik, ajo shprehu shqetësimin dhe dhimbjen që i ka shkaktuar përfshirja e emrit të babait të saj në akuza të tilla, duke theksuar se ngjarja është tepër e rëndë për të dhe familjen e saj.
“Ka 27 vjet që ka ndërruar jetë dhe unë ende nuk jam pajtuar me vdekjen e tij. Nuk mund të pranoj që emri i tij të përdoret në këtë mënyrë nga banorët,” tha Drenusha, e cila shtoi se kërkon të zbardhet e vërteta për ato që janë thënë.
Ajo theksoi se dëshiron që gazetarët dhe njerëzit e përfshirë të hulumtojnë më thellë mbi këto akuza, pasi ajo, si fëmijë në atë kohë, nuk ka njohuri të plota për ngjarjet e së kaluarës. “Unë si fëmijë nuk mundem me ditë shumë, por me atë që e di nga nëna ime, ai ka qenë shumë i pastër”, shtoi ajo.
Situata u përkeqësua kur Drenusha shpërtheu në lot gjatë diskutimit, duke iu referuar një akuze specifike të bërë nga Xuxi, i cili sugjeroi se babai i saj kishte qenë spiun. “Nëse do të ishte spiun, nuk do të na linte mijëra euro borxhe, por miliona,” tha ajo me dhimbje, duke kundërshtuar pretendimet e Xuxit.
Përveç mbrojtjes së figurës së babait të saj, Drenusha pati akuza edhe ndaj Xuxit, duke e konsideruar sjelljen e tij si të papërshtatshme dhe të dëmshme. Ajo theksoi se përfshirja e informacioneve të tilla nga jashtë në lojë është e panevojshme dhe e padrejtë.
Ngjarja ka ngjallur reagime të shumta në publik, duke prekur ndjeshmërinë e shumë njerëzve që ndjekin këtë histori. Ndërkohë, Drenusha vazhdon të kërkojë drejtësi dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes për të mbrojtur nderin e babait të saj të ndjerë.