Mauricio Pochettino ka arritur një marrëveshje paraprake me drejtuesit e Manchester Unitedit për t’u bërë trajneri i ri i klubit anglez, në vend të Michael Carrickut, raporton mediumi spanjoll.

Megjithatë, ardhja e trajnerit argjentinas në “Old Trafford” kushtëzohet me transferimin e dy futbollistëve në afatin kalimtar të janarit: një qendërmbrojtësi dhe një sulmuesi qendror.

Operacioni varet nga pagesa e klauzolës së largimit prej 10 milionë dollarësh ndaj Federatës së Futbollit të Shteteve të Bashkuara, me të cilën Pochettino ka kontratë deri në Kupën e Botës 2030, pas rinovimit të fundit.

Riorganizimi i skuadrës, i planifikuar nga trajneri argjentinas, e vendos repartin defensiv në qendër të projektit të tij. Manchester United po kalon një periudhë të vështirë, pasi sipas raportimit ndodhet në zonën e rënies nga liga, me vetëm një fitore në dhjetë ndeshjet e para të Ligës Premier, startin më të dobët të klubit në kampionat në katër dekada.

Pochettino në radarin e Man Utd, zbulohet shuma e majme që duhet paguar për shërbimet e tij

Për këtë arsye, Pochettino i ka kërkuar drejtuesve të klubit një qendërmbrojtës që mund të ofrojë garanci të menjëhershme dhe të ndihmojë në stabilizimin e repartit të prapavijës.

Në repartin ofensiv, nevoja për përforcime lidhet me lëndimin afatgjatë të sulmuesit slloven Benjamin Sesko.

Përballë mungesës së alternativave në zonën kundërshtare, Pochettino ka identifikuar si objektiv Folarin Balogun, sulmuesin të cilin e njeh nga afër dhe e ka drejtuar gjatë kohës së tij në krye të Kombëtares së Shteteve të Bashkuara.

Ndërkohë, drejtuesit e Manchester Unitedit po punojnë për realizimin e pagesës prej 10 milionë dollarësh ndaj federatës amerikane.

Pochettino aktualisht është i angazhuar me Kombëtaren e SHBA-së, e cila po përgatitet për çerekfinalet e Ligës së Kombeve të CONCACAF-it kundër Haitit.

Sipas raportimit, përfaqësuesit e Manchester Unitedit pritet të përshpejtojnë procedurat për largimin e trajnerit argjentinas dhe të nisin kontaktet me përfaqësuesit e Folarin Balogun në javët e ardhshme.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.