Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i, stërviten së bashku në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë

Gjatë ditës së sotme, Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i, realizuan një trajnim të përbashkët në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë. Përmes një njoftimi nga ana e policisë, theksohet se ky trajnim kishte për qëllim forcimin e bashkëpunimit, ndërveprimit dhe gatishmërisë operacionale për të përballuar sfidat e sigurisë dhe emergjencave. Në këtë aktivitet, pjesëmarrësit

Nëntor 25, 2024 - 18:00
 0  5
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i, stërviten së bashku në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë
policia-e-kosoves,-eulex-i-dhe-kfor-i,-sterviten-se-bashku-ne-kampin-e-njesive-speciale-ne-vrelle

policia-e-kosoves,-eulex-i-dhe-kfor-i,-sterviten-se-bashku-ne-kampin-e-njesive-speciale-ne-vrelle

Gjatë ditës së sotme, Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i, realizuan një trajnim të përbashkët në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë.

Përmes një njoftimi nga ana e policisë, theksohet se ky trajnim kishte për qëllim forcimin e bashkëpunimit, ndërveprimit dhe gatishmërisë operacionale për të përballuar sfidat e sigurisë dhe emergjencave.

Në këtë aktivitet, pjesëmarrësit demonstruan profesionalizëm të lartë dhe angazhim të palëkundur për garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në Republikën e Kosovës.

“Për ta përcjellë nga afër këtë ushtrim në Kampin Vrella ishin prezentë: drejtori Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano dhe komandanti i KFOR-it, gjeneral Enrico Barduani”.

“Ky bashkëpunim i vazhdueshëm ndërmjet institucioneve vendore dhe ndërkombëtare është një dëshmi e përkushtimit tonë të përbashkët për një të ardhme më të sigurt për të gjithë qytetarët e vendit”, thuhet ndër të tjera në njoftmin e PK-së.