Policia ende në kërkim të Sait Saitov pas aksidentit tragjik në Kapishtec
Policia e Shkupit po vazhdon kërkimin e 18-vjeçarit Sait Saitov, i cili goditi për vdekje një grua 79-vjeçare në Kapishtec, duke kaluar me shpejtësi mbi të lejueshmen dhe pa patentë The post Policia ende në kërkim të Sait Saitov pas aksidentit tragjik në Kapishtec appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Policia e Shkupit po vazhdon kërkimin e 18-vjeçarit Sait Saitov, i cili goditi për vdekje një grua 79-vjeçare në Kapishtec, duke kaluar me shpejtësi mbi të lejueshmen dhe pa patentë shoferi. Pas aksidentit, Saitov u largua nga vendi me ndihmën e dy personave të tjerë, të cilët tashmë janë arrestuar dhe ndodhen në paraburgim.
Ministria e Brendshme njofton se nuk ka ende informacion për vendndodhjen e Saitovit, por është në bashkëpunim të ngushtë me INTERPOL-in dhe shërbimet e tjera të sigurisë rajonale.
Rasti i Saitovit është pjesë e një serie të arratisurish nga drejtësia në vend. Autoritetet ende kërkojnë figura të njohura si:
- Ramzi Miftari, i dënuar me 10 vjet burg për aksidentin në Llaskarcë ku humbën jetën 10 persona,
- Artan Grubi, ish-zëvendëskryeministër, i dyshuar për krime të rënda me tenderë në Lotarinë shtetërore,
- Përparim Bajrami, ish-drejtor i Lotarisë, i dyshuar në të njëjtën çështje,
- Vasko Kovaçevski, i dyshuar kryesor në rastin “Aditiv” për abuzime të rënda tenderësh në REK Manastir.
Autoritetet hetimore theksojnë se për më shumë se një vit publiku nuk ka pasur informacione zyrtare për vendndodhjen e këtyre personave, të cilët dyshohen për krime me vlera miliona denarësh.
Flaka
The post Policia ende në kërkim të Sait Saitov pas aksidentit tragjik në Kapishtec appeared first on Flaka, në çdo lajm... .