Aksion i madh i policisë: 20 të arrestuar për evazion fiskal dhe mashtrime tatimore
Policia realizoi mbrëmë një aksion të gjerë pas njoftimit të marrë nga Agjencia për Siguri Kombëtare, duke kryer kontrolle në 16 lokacione dhe duke arrestuar 20 persona. Dëmi i shkaktuar The post Aksion i madh i policisë: 20 të arrestuar për evazion fiskal dhe mashtrime tatimore appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Policia realizoi mbrëmë një aksion të gjerë pas njoftimit të marrë nga Agjencia për Siguri Kombëtare, duke kryer kontrolle në 16 lokacione dhe duke arrestuar 20 persona. Dëmi i shkaktuar nga aktivitetet ilegale arrin 4,8 milionë euro.
Sipas Prokurorisë, i dyshuari kryesor, shtetas serb dhe pronar i dy kompanive, ka përdorur të dhëna të rreme për të shmangur pagesën e tatimit. Të dyshuarit e tjerë, përfshirë pronarë kompanish nga Shkupi dhe Gjevgjelia, kanë kërkuar dhe marrë kthim tatimi të paarsyeshëm për persona juridikë jorezidentë, me ndihmën e të punësuarve në DAP.
Dëmi total në buxhetin e RMV-së nga këto aktivitete arrin rreth 163 milionë denarë.
Gjatë kontrolleve, policia konfiskoi dokumentacion fiktiv, para, armë dhe vula të rreme. Nga 20 të dyshuar, për 8 është caktuar masa e paraburgimit, ndërsa për disa të tjerë janë marrë masa të tjera si ndalim i pasaportës dhe ndalim i së drejtës për të punuar.
Të dyshuarit akuzohen për evazion fiskal, mashtrim tatimor, pastrim parash dhe abuzim të pozitës zyrtare, duke shënuar një nga operacionet më të mëdha kundër korrupsionit dhe mashtrimeve fiskale në vend.
Flaka
The post Aksion i madh i policisë: 20 të arrestuar për evazion fiskal dhe mashtrime tatimore appeared first on Flaka, në çdo lajm... .