Policia Financiare e RMV-së: Për 4 muaj 22 kallëzime penale për 305,9 milionë denarë dëm në buxhetin e shtetit

Drejtoria e Policisë Financiare thotë se në katër muajt e fundit janë paraqitur 22 kallëzime penale me vlerë të përgjithshme të dëmit në buxhetin e shtetit prej 305,9 milionë denarë. Sipas u.d drejtorit të Drejtorisl, Sllobodan Ivanovski, denoncimet kanë të bëjnë me raste në të cilat janë përfshirë zyrtarë të lartë dhe biznesmenë, pavarësisht nga […]

dhjetor 30, 2024 - 20:00
 0  5
Policia Financiare e RMV-së: Për 4 muaj 22 kallëzime penale për 305,9 milionë denarë dëm në buxhetin e shtetit
Policia Financiare. Foto printscreen nga video e TV Telmës

Drejtoria e Policisë Financiare thotë se në katër muajt e fundit janë paraqitur 22 kallëzime penale me vlerë të përgjithshme të dëmit në buxhetin e shtetit prej 305,9 milionë denarë. Sipas u.d drejtorit të Drejtorisl, Sllobodan Ivanovski, denoncimet kanë të bëjnë me raste në të cilat janë përfshirë zyrtarë të lartë dhe biznesmenë, pavarësisht nga statusi i tyre, transmeton Portalb.mk.

“Ne kemi nisur procedimin ndaj të gjithë atyre që kanë punuar kundër ligjit. Buxheti i shtetit është dëmtuar për më shumë se 305 milionë denarë, mjete të cilat u takojnë qytetarëve si tatimpagues”, tha Ivanovski.

Paralelisht me aktivitetet për zbulimin dhe procedimin e rasteve të krimit financiar, thotë drejtori, Drejtoria iu përkushtua modernizimit dhe digjitalizimit të proceseve të saj. Futja e sistemit të ri DMS për regjistrimet elektronike do të mundësojë monitorim më të shpejtë dhe të saktë të procedurave dhe dokumenteve, si dhe rritje të transparencës në punë. Për funksionimin e suksesshëm të tij është realizuar trajnimi i punonjësve.

Kujtojmë se Policia Financiare së fundmi ka hyrë në Klinikën Universitare për Kirurgji Torakale dhe Vaskulare.

Policia financiare ka grumbulluar të gjitha dokumentacionet në lidhje me procedurat e prokurimit publik dhe pas kontrollit dhe analizave do të përcaktohet nëse ekziston bazë për veprën penale.

Mësohet se ish drejtori Nexhati Jakupi këtë Klinikë e ka lënë në borxh prej 4.6 milionë euro.