Prokuroria urdhëroi lëshimin e fletarrestit dhe propozoi caktimin e paraburgimit për një të dyshuar në rastin “Aditiv”
Prokuroria Themelore Publike për Prokurorinë e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit sot ka pranuar aktvendimin e gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale – Shkup, me të cilin propozimi për caktimin e masës së sigurimit ndaj të dyshuarit në rastin “Aditiv” refuzohet, duke theksuar se i dyshuari nuk është në dispozicion të organeve të […]
Prokuroria Themelore Publike për Prokurorinë e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit sot ka pranuar aktvendimin e gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale – Shkup, me të cilin propozimi për caktimin e masës së sigurimit ndaj të dyshuarit në rastin “Aditiv” refuzohet, duke theksuar se i dyshuari nuk është në dispozicion të organeve të rendit, transmeton Portalb.mk.
Në pajtim me kompetencat e tyre ligjore, prokurorët publikë që veprojnë në këtë çështje tek gjyqtari i procedurës paraprake menjëherë kanë dorëzuar Ankesë lidhur me aktvendimin e miratuar për refuzim, si dhe Propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin, e cila masë do të jetë aktive pas zbulimit të tij. Gjyqtari i procedurës paraprake ka pranuar propozimin e prokurorisë dhe të dyshuarit i ka caktuar masën e ndalimit në kohëzgjatje prej 8 ditësh.
Duke zbatuar dispozitat e Ligjit për procedurë penale, prokurorët publikë në fjalë i kanë dorëzuar Ministrisë së Punëve të Brendshme Urdhër për lëshimin e fletarrestit kombëtar dhe deklaratë për lëshimin e fletarrestit ndërkombëtar për të dyshuarin.
Hetimi për rastin “Aditiv” filloi më 10 dhjetor dhe përfshin 23 persona fizikë dhe katër persona juridikë. Këto persona dyshohen për organizim të një shoqate kriminale për shpërdorim të thirrjes publike për prokurimin e aditivëve, e cila ka shkaktuar një dëm prej 6.5 milionë euro. Vasko Kovaçevski, ish-drejtor i EMV-së dhe ish-anëtar i Bordit Drejtues të kompanisë, është një nga emrat e njohur të përfshirë në aksionin e MPB-së për zbardhjen e disa veprave që kanë të bëjnë me krimin epik në REK Manastir, TC Oslomej dhe TC Negotina, për të cilën flitet prej kohësh. Mes të dyshuarve tjerë janë: Pece Matevski, Ardian Muça, Danço Stojanovski, Maja Jordanova, Nebojsha Stojanoviq.