Policia jep detaje për dhunën fizike mes tyre dhe disa qytetyrëve sot në Prizren
Në media dhe në rrjete sociale, gjatë ditës së sotme ka qarkulluar një video ku shihej një qytetar ndaj të cilit së paku tre zyrtarë policorë ushtronin dhunë në tentim për ta arrestuar. Kishte pak informacione mbi arsyen e këtij arrestimi. U pretendua se dhuna ndaj tij u ushtrua vetëm sepse e kishte parkuar makinën keq.


Në media dhe në rrjete sociale, gjatë ditës së sotme ka qarkulluar një video ku shihej një qytetar ndaj të cilit së paku tre zyrtarë policorë ushtronin dhunë në tentim për ta arrestuar.
Kishte pak informacione mbi arsyen e këtij arrestimi. U pretendua se dhuna ndaj tij u ushtrua vetëm sepse e kishte parkuar makinën keq.
Rasti ka ndodhur në Prizren.
E mediat, jozyrtarisht kanë mësuar se i arrestuari është shtetasi i Kosovës, Taner Cuse.
Ndërkaq, Policia për mediat kanë thënë se rasti ka ndodhur më 27 gusht dhe është paraqitur në raportin 24 orësh të policisë më 28 gusht të këtij viti.
Në raport thuhet se i dyshuari në shenjë revolte, pas shqiptimit të një gjobe në trafik, kishte sulmuar zyrtarët policorë.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Për këtë rast, mediat kanë dërguar pyetje në Prokurorinë Themelore të Prizrenit dhe në Inspektoratin e Policisë së Kosovës, por ende nuk ka pranuar ndonjë përgjigje zyrtare nga të dyja këto institucione.
