Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për ngacmim seksual

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Ngacmim seksual”. Sipas Policisë, Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, ka pu...

shtator 9, 2026 - 18:00
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për ngacmim seksual

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Ngacmim seksual”.

Sipas Policisë, Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, ka publikuar fotografinë e personit të dyshuar dhe ka kërkuar nga qytetarët që mund ta identifikojnë atë të ofrojnë informacione.

Postimi i plotë:

Kërkesë për bashkëpunim

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi.

Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën penale “Ngacmim seksual”.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes

emailit: [email protected].


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.