Policia kreu bastisje në shtëpinë e 21 vjeçarit në Shkup nën dyshimet për vepër penale në sistemin kompjuterik
Sot është kryere bastisje policore në shtëpinë e 21 vjeçarit në Shkup pas marrjes së urdhrit gjyqësor për të dyshuarin për keqpërdorime në sistemin kompjuterik, transmeton Portalb.mk. “Pas një urdhri gjyqësor, oficerë policie nga Sektori i Krimeve Kompjuterike kryen një kontroll në shtëpinë dhe lokalet e tjera të 21 vjeçarit L.K. nga Shkupi, pas një […]


Sot është kryere bastisje policore në shtëpinë e 21 vjeçarit në Shkup pas marrjes së urdhrit gjyqësor për të dyshuarin për keqpërdorime në sistemin kompjuterik, transmeton Portalb.mk.
“Pas një urdhri gjyqësor, oficerë policie nga Sektori i Krimeve Kompjuterike kryen një kontroll në shtëpinë dhe lokalet e tjera të 21 vjeçarit L.K. nga Shkupi, pas një hetimi të kryer më parë për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për veprat penale “bërje, marrje ose tjetërsim mjetesh falsifikimi” të dënueshme sipas nenit 271 të Kodit Penal”, raportoi Policia.
Ai dyshohet edhe për falsifikim kompjuterik, keqpërdorim të dhënave personale dhe dëmtim e hyrje të paautorizuar në sistemin kompjuterik, vepra të dënueshme në bazë të Kodit Penal.
Si dëshmi materiale, policia ka marrë edhe kompjuter, laptop, hardisk, disa USB, falsifikim të kartelave të parkingut dhe policisë.