Kryeministri Mickoski e vlerësoi historike marrëveshjen bilaterale me Mbretërinë e Bashkuar
Marrëveshja bilaterale e arritur ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar u vlerësua si një marrëveshje historike nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, transmeton Portalb.mk. “Jam vërtet shumë i emocionuar që do të kem mundësinë të punoj me ju, që dy shtetet tona do të mund të bashkëpunojnë sepse jemi aleatë në […]


Marrëveshja bilaterale e arritur ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar u vlerësua si një marrëveshje historike nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, transmeton Portalb.mk.
“Jam vërtet shumë i emocionuar që do të kem mundësinë të punoj me ju, që dy shtetet tona do të mund të bashkëpunojnë sepse jemi aleatë në NATO, dhe me këtë marrëveshje ndërqeveritare jam i sigurt se do të kemi bashkëpunim akoma më të madh bilateral dhe do t’i forcojmë lidhjet tona”, deklaroi Mickoski.
Kryeministri Mickoski paraprakisht kishte paralajmëruar se do të arrihet një marrëveshje me Britaninë e Madhe.
“Mendoj se Ballkani është një vend vërtet frymëzues, dhe Ju uroj mirëseardhje të ngrohtë në rolin Tuaj shumë më të fuqishëm në atë pjesë të Evropës”, deklaroi Mickoski, duke vlerësuar përvojën e Mbretërisë së Bashkuar.
Në kuadër të Samitit të Komunitetit politik evropian që u zhvillua sot në Tiranë, u takua kryeministri Hristijan Mickoski dhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer.