Policia me detaje për çiftin që iu gjet drogë: E dyshuara është shtetase italiane

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për rastin e djeshëm në Hanë të Elezit, ku gjatë kontrollit të një çifti është gjetur sasi të drogës, të dyshuar të llojit metamfetaminë. Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se e gruaja e përfshirë në këtë rast është shtetase e Italisë. Policia thekson se të

Nëntor 20, 2025 - 12:00
 0
Policia me detaje për çiftin që iu gjet drogë: E dyshuara është shtetase italiane
Policia me detaje për çiftin që iu gjet drogë: E dyshuara është shtetase italiane

Policia me detaje për çiftin që iu gjet drogë: E dyshuara është shtetase italiane

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për rastin e djeshëm në Hanë të Elezit, ku gjatë kontrollit të një çifti është gjetur sasi të drogës, të dyshuar të llojit metamfetaminë.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se e gruaja e përfshirë në këtë rast është shtetase e Italisë.

Policia thekson se të gjitha sasitë e dyshuara të substancave narkotike ishin gjetur në valixhen e të dyshuarës në fjalë.

“Njësitë policore bashkë me zyrtarët doganorë gjatë kontrollit të një autobusi, në valixhe e një udhëtare shtetase e Italisë, ka gjetur dhe sekuestruar: 24.94 gramë substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit methaphetamin, 4.20 gramë substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit mephodrone, 158.8 gramë likuid substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit gamma butyrolactone, 1.78 gramë pluhur të bardhë që dyshohet të jetë substancë narkotike”, thuhet në njoftim.

Në fund, policia theksoi se po ashtu” në cilësi të provave materiale janë sekuestruar edhe një epruvetë qelqi për tymosje të drogave, dy telefona celularë, 4,820 € para të gatshme dhe dy kartëmonedha nga 100 euro që dyshohet se janë të falsifikuara”.

Me vendim të prokurorit e dyshuara pas inicimit ë rastit është dërguar në mbajtje.